Sulmi në paradën e krenarisë, qeveria gjermane: Akt terrorist islamist

Publikuar me datë:

Ministri Federal i Brendshëm, Alexander Dobrid, e cilësoi incidentin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku një automjet u fut me shpejtësi në turmën e njerëzve gjatë eventit Christopher Street Day, si një akt terrorist. Nga sulmi, një person humbi jetën ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur; tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Autoritetet gjermane janë në kërkim të Abdul Rahman Tufik Balut, 21 vjeç, i cili është i njohur për precedentë penalë dhe për lidhjet e tij me qarqe islamiste. Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në aeroporte, stacione treni dhe pika kufitare me qëllim lokalizimin e autorit të dyshuar.

Pasi u përplas me një pemë, drejtuesi i automjetit e la makinën dhe tentoi të arratisej, duke mbajtur në dorë një objekt të mprehtë që e drejtoi drejt turmës. Në përgjigje të këtij incidenti, masat e sigurisë për eventet madhore në të gjithë Gjermaninë janë rritur për të parandaluar çdo sulm të mundshëm nga persona që mund të përpiqen ta kopjojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të reja nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun

Zbardhen të tjera të dhëna lidhur me aksidentin tragjik...

Bardh Spahia: Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënim për Kosovën, Rama po hesht

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas...

“Katër Stinët” e Vivaldit tingëllojnë sonte në Shkodër

Shkodra do të mirëpresë mbrëmjen e sotme një aktivitet...