Sukses për Shkodrën/ Vajzat e “28 Nëntorit” shpallen nënkampione në kampionatin kombëtar të volejbollit

Publikuar me datë:

Ekipi i vajzave në volejboll i gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër është shpallur nënkampion në kampionatin kombëtar të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), pas një rrugëtimi disa mujor me ndeshje dhe eliminime mes ekipeve nga e gjithë Shqipëria.

Ky kompeticion, i zhvilluar në rang kombëtar, mblodhi skuadra nga shumë qytete të vendit, ndërsa në finalen e madhe u përballën ekipet e vajzave të Shkodrës dhe Tiranës.

Pas muajsh përgatitjeje intensive dhe sfidash sportive, skuadra e “28 Nëntorit” arriti deri në finale, duke dëshmuar nivel të lartë loje, përkushtim dhe frymë të fortë bashkëpunimi.

Nën drejtimin dhe mbështetjen e mësueses së edukimit fizik, Klodeta Zhivani, vajzat përfaqësuan me krenari shkollën dhe qytetin e Shkodrës, duke lënë gjurmë me suksesin e arritur në këtë kampionat kombëtar.

Njoftimi për këtë arritje është bërë publik nga vetë gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër përmes faqes së tij zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...