Suad Arilla prezanton librin e tretë në Shkodër, në qendër përjetimet dhe sfidat njerëzore

Përjetimet njerëzore marrin jetë në librin e ri të Suad Arillës

Shkrimtari shkodran Suad Arilla ka sjellë para lexuesve librin e tij të tretë, me titullin “Loja e formave gjeometrike në mure”. Vepra u prezantua në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” në Shkodër, gjatë një takimi kushtuar krijimtarisë letrare të autorit.

Në këtë libër, Arilla ndalet te njeriu, sfidat që ai has në jetën e përditshme dhe mënyra se si përballet me realitetin e shoqërisë moderne. Përmes një ndërthurjeje mes reflektimeve dhe përvojave personale, autori sjell këndvështrimin e tij mbi problematikat që shoqërojnë individin në ditët e sotme.

Gjatë prezantimit, shkrimtari ndau me të pranishmit edhe motivet që e çuan drejt zgjedhjes së titullit të veçantë të kësaj vepre.

“Loja e formave gjeometrike në mure” shënon botimin e tretë në rrugëtimin letrar të Suad Arillës, duke pasuruar krijimtarinë e tij me një vepër që vendos në fokus përjetimet personale dhe raportin e individit me botën që e rrethon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe