Protesta kundër projektit në Zvërnec duket se po hyn në një fazë të re. Gjatë tubimit të zhvilluar para Kryeministrisë, një nga studentët protestues deklaroi se ata janë të vendosur të vazhdojnë rezistencën deri në tërheqjen e projektit, duke paralajmëruar edhe qëndrime të gjata në shesh.
“Do flemë te shkallët e Kryeministrisë po të jetë nevoja”, u shpreh studenti para protestuesve, duke theksuar se lëvizja nuk ka ndërmend të tërhiqet pavarësisht mungesës së reagimit nga institucionet.

