Aksioni i SPAK, Këlliçi: Rama, arkitekti dhe kumbari i pastrimit të parave të drogës

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka theksuar se veprimet e fundit të SPAK zbulojnë, sipas tij, mekanizmin që është krijuar nga kryeministri Edi Rama për të investuar paratë e drogës në sektorin e ndërtimit.

Në një deklaratë publike, Këlliçi theksoi se opozita ka denoncuar këtë skemë për vite me radhë, duke e cilësuar Ramën si “arkitektin” dhe “garantin” e saj. Ai shtoi se hetimet lidhur me “Samitin e Arubës” janë një nga rastet që, sipas opozitës, ilustrojnë lidhjet mes grupeve kriminale dhe investimeve në ndërtim.

Postimi i tij i plotë shprehej:
Aksionet e SPAK në ditët e fundit po zbulojnë mekanizmin e ndërtuar nga Edi Rama për investimin e parave të drogës në ndërtim!

Ne kemi ngritur zërin dhe e kemi denoncuar këtë për vite. Edi Rama është arkitekti dhe kumbari i kësaj skeme. Ai është garantuesi i saj.

Samiti i Arubës, që aktualisht është dokumentuar nga SPAK, përbën një nga rastet ku Edi Rama i thotë grupit: vazhdoni me punën, investoni paratë në ndërtim!

SPAK ka obligimin ligjor për të shkuar tek kumbari. Kjo është ajo që njerëzit presin, kjo është ajo që kërkon sheshi. Kjo është ajo që shqiptarët në revoltë kërkojnë.

Ndërkohë, unë do të ndërmarr disa iniciativa parlamentare lidhur me këtë situatë.

Prej dy muajsh kam nisur bisedime me institucionet shtetërore përkatëse dhe shumë shpejt do të paraqes nisma konkrete ligjore.

Kriminalizimi i këtij sektori kërkon masa të qarta.

Do të propozoj ndryshime që do të pamundësojnë që kompani fiktive me vetëm 1 mijë euro kapital të marrin leje ndërtimi për projekte deri në 100 milionë euro.

Do angazhohem për ndryshime dhe garanci ligjore për të ndaluar pastrimin e parave në ndërtim. Një komision hetimor për gjithçka që ka ndodhur deri tani do të sigurojë transparencë.

Kjo bëhet në interes publik dhe në emër të atyre që nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi, të cilët duhet të presin dekada për të siguruar një strehë.

Por, një gjë është e qartë dhe askush nuk e vë më në dyshim.

Edi Rama është pas çdo euro të pisët që investohet në ndërtim!
Po e presin ditë të vështira!

Sidoqoftë, e para duhet të japë dorëheqjen. Pas çdo grupi kriminal që ka investuar miliona euro në ndërtim, është ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sekuestrohet hoteli i famshëm “Zig Zag” në Jalë nga SPAK

SPAK ka goditur sot një grup të dyshuar kriminal...

12 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit/ Autori ende në arrati, dyshohet se ka ndryshuar pamjen

Që prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi është shpallur...

Shpërthejnë me lëndë plasëse banesën e avokatit në Prizren

Një shpërthim ka kërcënuar qetësinë e një lagjeje në...

I riu sfidon Ramën: Je i vetmi i zhgënjyer, s’po e zbeh dot protestën!

Sot mbahet protesta e 17-të kundër kryeministrit Rama. Një...