Spitalet rajonale me shtretër bosh, Shkodra shfrytëzon vetëm 30% të kapacitetit

Publikuar me datë:

Autonomia spitalore ka ndryshuar mënyrën e menaxhimit dhe përdorimit të kapaciteteve shëndetësore, por diferenca mes spitaleve universitare dhe atyre rajonale mbetet e ndjeshme.

Sipas një raporti monitorimi të organizatës “Together for Life”, gjatë vitit 2024, spitalet universitare shënuan një normë mesatare të shfrytëzimit të shtretërve prej 81.68%. Në spitalet rajonale, kjo shifër ishte vetëm 35.87%.

QSUT rezulton me përdorimin më të lartë të kapaciteteve, me një normë që varion nga 81% deri në 86.5%, çka lidhet edhe me kërkesën e lartë për shërbime të specializuara.

Në Spitalin Memorial të Fierit, përdorimi i shtretërve u rrit nga 61.8% në më shumë se 71%, ndërsa Spitali Rajonal i Vlorës raportoi një shfrytëzim rreth 40–42%.

Situata paraqitet më ndryshe në Shkodër dhe Lezhë. Në Spitalin Rajonal të Shkodrës, vetëm 30.22% e kapacitetit të shtretërve u shfrytëzua gjatë vitit 2024. Numri i pacientëve të shtruar ishte 12,855, që përfaqëson 55.9% të objektivit të përcaktuar për vitin.

Në Lezhë, shfrytëzimi i shtretërve ishte 33.7%, ndërsa numri i shtrimeve arriti në 5,475 pacientë.

Megjithatë, shifrat e ulëta të shfrytëzimit të shtretërve nuk shoqërohen me aktivitet të ulët në të gjitha shërbimet. Në Shkodër, janë kryer 8,974 ekzaminime me skaner, duke tejkaluar me 63.2% objektivin vjetor. Në Lezhë, ndërhyrjet kirurgjikale kanë qenë 31.4% mbi planin.

Një tjetër tregues i rëndësishëm është pesha e urgjencave në shtrimet spitalore. Në Lezhë, 80.6% e pacientëve të shtruar kanë ardhur përmes urgjencës, ndërsa në Shkodër kjo shifër ka qenë 71.4%.

Raporti evidenton kështu një situatë kontradiktore: spitalet rajonale përballojnë një numër të konsiderueshëm konsultash, analizash dhe ekzaminimesh, por një pjesë e kapaciteteve të tyre të shtrimit mbetet e papërdorur.

Sipas “Together for Life”, forcimi i shërbimeve spitalore rajonale dhe një shpërndarje më e mirë e pacientëve mund të ndihmojnë në uljen e ngarkesës së QSUT-së, ndërsa njëkohësisht do të mundësonin përdorimin më efikas të kapaciteteve që tashmë ekzistojnë jashtë Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Statistika/ 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar përplasjen midis...

Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe drogë, në pranga “boss-at” e disa grupeve

Një aksion antidrogë u realizua të shtunën në mbrëmje...

Rama kritikon Beogradin për nderimet ndaj Mlladiçit: Serbia nuk duhet t’i bëhet dhuratë Moskës

Shqipëria ka dënuar ashpër mbajtjen e një ceremonie shtetërore...