Pamjet nga qendra e Velipojës gjatë muajit gusht, në kulmin e sezonit turistik, kanë nxitur reagimin e Fatjon Manit.
Mani ka publikuar pamje të zonës, duke ironizuar kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, për gjendjen e Velipojës në një periudhë kur fluksi i pushuesve është në maksimum.
“Për bukurinë që ka servirur natyra nuk ke asnjë meritë, por për këto pamje dhe këtë gjendje, merita është e jotja”, shkruan Mani, duke e shoqëruar postimin me etiketimin “Bashkia që nuk duam”.
Reagimi ngre pikëpyetje mbi mirëmbajtjen dhe paraqitjen e qendrës së Velipojës gjatë sezonit turistik, duke e vënë situatën nën përgjegjësinë e drejtimit të Bashkisë Shkodër.



