Rama kritikon Beogradin për nderimet ndaj Mlladiçit: Serbia nuk duhet t’i bëhet dhuratë Moskës

Publikuar me datë:

Shqipëria ka dënuar ashpër mbajtjen e një ceremonie shtetërore funerale dhe nderimet ushtarake të organizuara nga Serbia për ish-gjeneralin Ratko Mlladiç, i njohur gjithashtu si “Kasapi i Bosnjes”.

Kryeministri Rama e quajti këtë veprim një sinjal alarmi për Bashkimin Evropian, duke theksuar se Serbia duhet të afrohet më shumë me BE-në, në vend që t’i lihet hapësirë influencave të huaja si Rusia dhe Kina.

“E di që Serbia është një lloj kafshë shumë interesante dhe e çuditshme në xhunglën e Ballkanit, por çfarë është më mirë, ta kesh ulur në tryezë, dhe ti thuash jo, nuk mund të bësh një funeral shtetëror për një kasap, apo ta lësh aty në ujëra të pasigurta, dhe të krijosh një situatë krejt skizofrenike mes Europës, Amerikës, Rusisë e Kinës dhe nuk e di se kujt tjetër Vietnamit. Kjo është qasja ime. Duhet të ndodhë tani. Ç’është ky, humor, humor. Humori i kujt?”, tha ai.

Nderimet e ofruara ndaj Ratko Mlladiç, ish-gjeneralit serb të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë dhe në mënyrë të veçantë për masakrën e Srebrenicës, kanë shkaktuar tensione të ashpra mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë.

Pas këtij zhvillimi, Bashkimi Evropian vendosi të pezullojë bisedimet dhe fondet për Serbinë. Ceremonia për Ratko Mlladiç u prit me reagim të ashpër nga Brukseli; komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, anuloi vizitën e saj zyrtare në Beograd si përgjigje ndaj këtij vendimi të autoriteteve serbe.

Në të kundërt, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u angazhua në mbajtjen e ceremonisë për nder të Ratko Mlladiç, duke komentuar se vendimi dhe shpjegimi i Komisioneres së Zgjerimit të BE ishte “një budallallëk”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Statistika/ 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar përplasjen midis...

Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe drogë, në pranga “boss-at” e disa grupeve

Një aksion antidrogë u realizua të shtunën në mbrëmje...

Partizani fiton 2-3 ndaj Vllaznisë

Partizani ka triumfuar 2-3 përballë Vllaznisë në ndeshjen e...