SPAK mbyll hetimet për dosjen “Metamorfoza”, çon në GJKKO Martinajn, Dumanin dhe 7 të tjerë

Publikuar me datë:

SPAK ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, që përfshin nëntë të pandehur, disa prej të cilëve vijojnë të hetohen në mungesë, pasi masat e sigurisë ndaj tyre nuk janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit prej afro tre vitesh.

Hetimet janë mbyllur nga prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti për Ervis Martinajn, Denis Bajrin, Klaodor Hakajn, Prekë Kodrën, Aleks Ndrekën, Bardhyl Mavrajn, Eljon Haton dhe Arsad Bashlin.

Në këtë procedim penal është përfshirë edhe Nuredin Dumani, për të cilin SPAK ka përfunduar hetimet. Dumani po gjykohet paralelisht edhe në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe gëzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Sipas SPAK, ndaj të pandehurve janë ngritur akuza për “vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit si grup i strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, si dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Me përfundimin e fazës së hetimeve paraprake, dosja i është përcjellë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çështjes për gjykim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...