Një aksident me pasojë vdekjen e një 67-vjeçareje është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në zonën e Urës së Bahçallëkut, ku një 27-vjeçare, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese, duke goditur këmbësoren 67-vjeçare, E. B., e cila po lëvizte në trotuar. E moshuara ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

