SPAK çon për gjykim ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të tjerë. Sekuestrohen 687 mijë m² tokë në Durrës

Publikuar me datë:

SPAK ka përfunduar hetimet e tij dhe ka dërguar për gjykim tetë individë, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili dyshohet për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë dhe për tjetërsimin e paligjshëm të rreth 687,798 metrave katrorë tokë shtetërore në zonën bregdetare të Durrësit.

Siç njofton SPAK, kjo skemë kriminale drejtohej nga Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça. Ata, në bashkëpunim me individë të tjerë dhe zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kanë falsifikuar dokumente pronësie dhe kanë regjistruar prona shtetërore si private, duke ndihmuar në përvetësimin e një pasurie me vlerë të përllogaritur rreth 16.89 milionë euro.

Për këto prona është vendosur sekuestro preventive.

SPAK i ka akuzuar të pandehurit si më poshtë:

Aleksandër Laho (alias Rumi) – identifikohet si një nga drejtuesit e grupit kriminal. Ai akuzohet për: Mashtrim të kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; Falsifikim dokumentesh në bashkëpunim; Pjesëmarrje dhe drejtim të grupit të strukturuar kriminal.

Vullnet Muça (alias Vullnet Kondi/Vullnet Muharremi) – bashkëdrejtues i skemës. Ai akuzohet për: Mashtrim me pasoja të rënda; Falsifikim dokumentesh; Grup të strukturuar kriminal.

Agron Bejdolli – sipas SPAK, ai ka shërbyer si koordinator dhe ekzekutues i skemës. Akuzohet për: Mashtrim me pasoja të rënda; Falsifikim dokumentesh; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Vlash Brahja – i lidhur me disa raste konkrete të tjetërsimit të pronave. Akuzohet për: Mashtrim me pasoja të rënda; Falsifikim dokumentesh; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Artur Isaku, jurist në ASHK, akuzohet për: Falsifikim dokumentesh në bashkëpunim; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Mikel Zaho, gjithashtu jurist në ASHK, akuzohet për: Falsifikim dokumentesh; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ermira Avdyli, ish-specialiste e arkivës në ish-ZVRPP Durrës, akuzohet për: Falsifikim dokumentesh nga personi që ka detyrë lëshimin e tyre, në bashkëpunim.

Urim Agasi akuzohet për: Mashtrim, më shumë se një herë, me pasoja të rënda, pasi dyshohet se ka përfituar të ardhura nga shitja e pesë pronave me sipërfaqe totale 72 mijë metra katrorë të regjistruara me dokumente të falsifikuara.

Si funksiononte skema

Hetimet tregojnë se Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça identifikonin prona shtetërore ose të papretenduara në zonën Shijak–Kepi i Rodonit dhe, përmes falsifikimit të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), i regjistronin ato si prona private.

SPAK thekson se grupi bashkëpunonte me punonjës të Kadastrës për të siguruar dokumente origjinale nga arkiva, të cilat më pas falsifikoheshin dhe integroheshin në sistemin e regjistrimit.

Pas kësaj, prodhoheshin certifikata pronësie, harta, referenca dhe dokumente të tjera të falsifikuara, teksa pronat regjistroheshin në emër të individëve të besuar dhe më pas shiteshin te investitorë.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu manipulime në regjistrat kadastralë dhe në regjistra historikë të periudhës 1929–1957, me qëllim krijimin e titujve të rremë të pronësisë.

Sipas SPAK, provat e siguruara nga komunikimet në platformën SkyECC, ekspertizat digjitale, dokumentacioni i sekuestruar dhe gjurmët elektronike në sistemin e Kadastrës dëshmojnë rolet e të pandehurve në këtë aktivitet kriminal.

Hetimet tregojnë se nga kjo skemë, shteti është privuar në mënyrë të paligjshme nga pronësia e të paktën 687,798 metrave katrorë tokë në një nga zonat më atraktive të bregdetit të Durrësit. Një pjesë e këtyre pronave është shitur te individë të tretë.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive mbi pronat e dyshuara, me një vlerë të përllogaritur rreth 16.89 milionë euro.

SPAK njofton gjithashtu se hetimet vazhdojnë në një procedim të ndarë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe për faktet e reja penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i ATP-së, besim për drejtimin e një institucioni kyç

Valdrin Pjetri është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë...

Arben Kola për protestën: “Do t’ju marrin zvarrë qytetarët e t’ju hedhin në kosh”

Gjatë protestës së 31-të qytetare, organizatori Arben Kola i...

Albana Koçiu flet për incidentet jashtë Kuvendit: “Dhuna e papranueshme”

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka bërë një deklaratë pas ngjarjeve...

Valdrin Pjetri merr drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Valdrin Pjetri është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë...