Goxhaj: “U shoqëruam për kundërshtim të policisë”

Publikuar me datë:

Tre nga individët e arrestuar gjatë protestës, përfshirë aktivistin Dritan Goxhaj, janë liruar dhe janë pritur me duarrokitje nga protestuesit para Komisariatit Nr.1.

Goxhaj sqaroi se arrestimi erdhi si pasojë e kundërshtimit të Policisë së Shtetit, duke theksuar se ata kishin qenë “gardh mes policisë dhe protestuesve”.

Ai theksoi se trajtimi i tyre kishte qenë i pranueshëm dhe shprehu kërkesën për largimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, të cilin e cilësoi si një zgjedhje të bërë nga “parlamenti i krimit”.

Një protestues tjetër theksoi se qëllimi i tyre nuk ishte përplasja me policinë, duke nënvizuar se protesta kishte një karakter paqësor.

“Është shoqërim për kundërshtim të Policisë së Shtetit. Ne kemi qenë gardh mes policisë dhe protestuesve, këto kemi deklaruar.

Trajtimi ka qenë normal.

Kemi kërkuar largimin e Avokatit të Popullit Endri Shabani sepse u zgjodh nga parlamenti i krimit. Të tjerët janë në proces lirimi”, shtoi Goxhaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama luan me pensionistët, u shpërndan 50 mijë lekë të vjetra

Masiviteti i protestave gjatë muajit qershor treguan se skandalet...

Arrestohet efektivi në Tiranë, dhunoi vajzën e mitur

Drejtoria Rajonale e Tiranës ka vendosur të ndalojë me...

Prishtinë/ Alarm fals për bombë, policia bllokon për disa orë stacionin e urbaneve në kryeqytet

Alarmi për bombë në stacionin e autobusëve të Prishtinës...