Vret me thikë imamin në Kosovë, arrestohet autori, shkak konflikti për kositjen e barit

Publikuar me datë:

Imami i Zlipotokut, një fshat në Dragash, është vrarë me thikë në një akt të dhunshëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur 47-vjeçari Gazmen Tairovci ka humbur jetën, pasi dyshohet se është goditur me thikë më shumë se pesë herë gjatë një përleshje.

Sipas raportimeve nga policia e Kosovës, në orën 23:15 të datës 29 qershor, autoritetet u informuan për një konflikt ndërmjet disa individëve në fshat.

Pasi mbërritën në vendngjarje, oficerët e policisë e gjetën viktimën të shtrirë në tokë.

Ekipi mjekësor arriti në vendin e ngjarjes dhe konfirmoi vdekjen e imamit.

Beshir Hamza, rreth 40 vjeç, ka dalë si i dyshuar për këtë rast. Ai është një bashkëfshatar i imamit dhe është arrestuar gjatë paradites së sotme, vetëm disa orë pas incidentit.

Hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen kanë filluar, ndërsa dyshimet fillestare fokusohet në një konflikt lidhur me pronën dhe kositjen e barit që i përkiste Hamzës, i cili dyshohet se ishte prekur nga imami, pasi ai ishte paralajmëruar të mos e bënte më këtë veprim.

Këshilli i Bashkësisë Islame ka reaguar ndaj këtij incidenti, duke theksuar se, sipas informacioneve që disponojnë, ngjarja nuk ka të bëjë me aktivitetin apo detyrën e viktimës si imam.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...