Sondazhi: Gati gjysma e gjermanëve mendojnë se Merkeli është më të aftë se Merzi

Publikuar me datë:

Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se Angela Merkel do të ishte më e aftë se Friedrich Merz për t’u përballur me sfidat e Gjermanisë.

Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se Angela Merkel do të ishte më e aftë se Friedrich Merz për t’u përballur me sfidat e Gjermanisë.

Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se ish-kancelarja, Angela Merkel, do të ishte më e aftë se kancelari aktual, Friedrich Merz, për t’u përballur me sfidat e Gjermanisë. Ky është rezultati i një sondazhi të institutit YouGov, zhvilluar për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

Sipas sondazhit 48 për qind e të anketuarve mendojnë se Angela Merkel do të ishte më e aftë të menaxhonte problemet aktuale të vendit. Ndërkohë 29 për qind mendojnë se Merkel dhe Merz do të ishin po aq të aftë në përballjen me sfidat e Gjermanisë.

Vetëm 8 për qind e të anketuarve e vlerësuan Merkelin më pak të aftë se Merzin, ndërsa 15 për qind nuk dhanë përgjigje ose thanë se nuk kishin ndonjë mendim.

Rivalë politikë

Angela Merkel drejtoi si kancelare Gjermaninë për 16 vjet, nga viti 2005 deri në vitin 2021, ndërsa Friedrich Merz po përballet me nivelet më të ulëta të pranimit të tij nga publiku që prej marrjes së detyrës si kancelar në maj të vitit të kaluar.

Të dy politikanët i përkasin partisë konservatore CDU, por konsiderohen prej vitesh si rivalë politikë.

Ndër sfidat kryesore me të cilat përballet aktualisht Gjermania renditen ekonomia në stanjacion, rritja e çmimeve të energjisë, plakja e popullsisë, mungesa e fuqisë punëtore për financimin e sistemit social, migracioni i paligjshëm dhe pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës./DW

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha e të vërtetës për Xhakën, do merret në pyetje nga prokuroria

Pas një periudhe të shkurtër larg aktivitetit futbollistik dhe...

Izraeli: Vritet në Gaza komandanti i Hamasit që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit

Një komandant i Hamasit u vra në Rripin e Gazës nga forcat izraelite, sipas ushtrisë së Izraelit, e cila pretendon se ai ishte i përfshirë në sulmin e 7 tetorit 2023 në territorin izraelit. Forcat e armatosura izraelite njoftuan se komandanti i eliminua bënte pjesë në njësinë elitare “Nukba”, e cila kreu infiltrimin në Izrael […]

Protestë para Komisariatit 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të shoqëruarve

Edhe sot, në ditën e 128-të, qytetarët kanë vazhduar...