Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet 20-vjeçari i zhdukur në Has

Publikuar me datë:

Është gjetur shëndoshë e mirë 20-vjeçari Shkëlzen Kastrati, nga fshati Pus i Thatë në Has, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej mbrëmjes së së dielës.

I riu kishte dalë nga banesa për të kërkuar lopët në kullotat e bjeshkëve të Pusit të Thatë, por nuk ishte kthyer në banesë dhe familjarët nuk kishin mundur të kontaktonin me të. Pas disa orësh kërkimesh, 20-vjeçari është gjetur shëndoshë e mirë.

Në kërkimet për gjetjen e tij u angazhuan familjarët, banorë të zonës dhe gjahtarë, të cilët nisën kontrollet në zonën e bjeshkëve. Gjetja e të riut ka sjellë lehtësim te familjarët dhe banorët e zonës, të cilët ishin të shqetësuar për fatin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha e të vërtetës për Xhakën, do merret në pyetje nga prokuroria

Pas një periudhe të shkurtër larg aktivitetit futbollistik dhe...

Izraeli: Vritet në Gaza komandanti i Hamasit që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit

Një komandant i Hamasit u vra në Rripin e Gazës nga forcat izraelite, sipas ushtrisë së Izraelit, e cila pretendon se ai ishte i përfshirë në sulmin e 7 tetorit 2023 në territorin izraelit. Forcat e armatosura izraelite njoftuan se komandanti i eliminua bënte pjesë në njësinë elitare “Nukba”, e cila kreu infiltrimin në Izrael […]

Protestë para Komisariatit 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të shoqëruarve

Edhe sot, në ditën e 128-të, qytetarët kanë vazhduar...