“S’më lejoi ta çoja Elionën në gjyq për hir të fëmijëve”/ Fill pas ndarjes nga jeta të Dr. Edi Tushes, drejtuesja

Publikuar me datë:

Vetëm disa ditë pas vdekjes së mjekut të njohur pediatër dhe neonatolog, Dr. Edi Tushe, drejtoresha e klinikës “Vera-Virhov”, Genta Dedej, u shfaq në dy intervista televizive, por reagimet për paraqitjen e saj në media kanë qenë negative.

Ndërsa publiku priste që të nderohej figura e doktorit të ndjerë, kontributi dhe dhimbja për humbjen e tij, Genta vendosi të rikthejë në vëmendje një përplasje të mëparshme me influencuesen Eliona Pitarka.

Një nga deklaratat që shkaktoi më shumë reagime ishte ajo ku Genta njoftoi se Dr. Edi Tushe nuk e kishte lejuar të ndërmerrte veprime ligjore ndaj Elionës “për hir të fëmijëve”. Ajo theksoi gjithashtu se kjo përplasje kishte ndikuar në mënyrë të rëndë mbi shëndetin emocional të mjekut, paraqitur si një barrë që ai kishte mbajtur gjatë.

Shprehja e këtij mendimi, vetëm tre ditë pas vdekjes së tij, u konsiderua nga shumë ndjekës si e papërshtatshme dhe e dhimbshme. Kjo u interpretuar si një tentativë për t’i lënë Elionës një peshë morale për humbjen e mjekut, në vend që të përqendrohej në kujtimin dhe respektin për Dr. Edi Tushin.

Reagimet ishin të herë pas hershme. Ndjekësit shprehën dëshirat e tyre që emri i mjekut të mos përfshihej në polemika televizive kaq shpejt pas vdekjes së tij, ndërsa disa e përshkruan intervistën si “të turpshme”, “të panevojshme” dhe pa respekt për momentin e zisë.

Një komentues shkruan: “Doktori akoma s’ka bërë të shtatat, ti del merresh me llafe gjyqesh.” Një tjetër shtoi se Dr. Edi kishte sqaruar më parë situatën me elegancë dhe se këto çështje nuk duhej të riktheheshin tani që ai kishte ndërruar jetë. Disa ndjekës theksuan se “ka kohë për këto gjëra më vonë”, por jo në ditët e para pas humbjes së një miku dhe bashkëpunëtori.

Përplasje e Eliona Pitarkës me Dr. Edi Tushe kishte filluar më parë, kur ai kishte reaguar publikisht duke shprehur shqetësimin se emri i tij po përdorej pa leje për këshilla ushqimore dhe dieta për fëmijë. Ai kërkoi që prindërit të mos merrnin informacion për shëndetin e fëmijëve nga rrjetet sociale.

Eliona, nga ana e saj, kishte mohuar se kishte përdorur emrin e mjekut për qëllime personale apo përfitime, duke sqaruar se kishte ndarë vetëm informacione të përgjithshme për ndihmën e prindërve që nuk mund të përballojnë vizitat në klinika private.

Megjithatë, rikthimi i këtij debati pas vdekjes së Dr. Edi Tushes ka shkaktuar një shpërthim në rrjet. Për shumë ndjekës, ky nuk ishte momenti për akuzat apo konfliktet e vjetra, por një mundësi për heshtje, dinjitet dhe respekt ndaj kujtimit të një mjeku që është angazhuar për vite me radhë në shërbim të fëmijëve dhe familjeve shqiptare.

Nga Icon Style

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lubonja i përgjigjet Ramës: Pushteti im është fjala e lirë

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit...

Gratë që “ndërtuan” qytetarinë Shkodrane

Kontributi i grave nga Shkodra në ndërtimin dhe avancimin...

Festa e grurit/ Fier, tradita e fermerëve në nisje të sezonit të korrjeve

Në Fier, festa e grurit, një traditë që shënon...

Vlorë/ Plot me turistë, fundjavë e nxehtë në bregdet.

Gjatë këtyre ditëve të nxehta të qershorit, shumë njerëz...