13-vjeçarja në Gramsh zhduket pa gjurmë, familjarët apelojnë për ndihmë

Publikuar me datë:

Familjarët e një vajze 13-vjeçare nga Gramshi kanë ngritur një alarm për zhdukjen e saj, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të kontribuojë në gjetjen e saj.

Vajza e zhdukur, Amelja Mesiti, 13 vjeçe, është raportuar se ka braktisur shtëpinë më 2 qershor, rreth orës 10:00 të mëngjesit, dhe që nga ajo kohë nuk ka kthyer më. Familjarët theksojnë se nuk kanë pasur asnjë formë kontakti apo informacion mbi vendndodhjen e saj.

Ngjarja është denoncuar në Komisariatin e Policisë në Gramsh, por deri tani nuk ka pasur asnjë zhvillim që mund të ndihmojë në gjetjen e vajzës.

Të afërmit e Ameljas apelojnë për ndihmë nga qytetarët, duke kërkuar që kushdo që e ka parë atë ose ka informacion mbi lëvizjet e saj pas datës së zhdukjes, të raportohet.

Për çdo informacion, familjarët e ftojnë të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355 69 308 4275.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]