Ish-ministrja dhe ish-deputetja Ermelinda Meksi ka komentuar në Facebook në lidhje me rastin e Vlora Hysenit.
Meksi thekson se kjo situatë nuk duhet trajtuar thjesht si përgjegjësi individuale, por si një mundësi për të analizuar si operon sistemi që lejon emërimin dhe kontrollin e personave në pozicione me qasje në informacion shtetëror tepër të ndjeshëm.
“Çështja Vlora Hyseni nuk duhet të shihet vetëm si çështje e përgjegjësisë së një individi, por si test i sistemit që e përzgjodhi, verifikoi, certifikoi duke i dhënë akses në sekretet më të ndjeshme të shtetit shqiptar”, shkruan Meksi.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur debati publik dhe politik për ish-drejtuesen e SHISH është përshkallëzuar, ndërsa institucionet po vazhdojnë hetimet mbi akuzat që rëndojnë ndaj saj.

