Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria mbyll hetimet dhe i komunikon akuzën Elvis Shkambit

Publikuar me datë:

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar sot Elvis Shkambin për akuzën “vrasje të funksionarëve publikë për shkak të detyrës”, lidhur me vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, që po hetohet nga autoritetet.

Sipas gazetares Anila Hoxha, mbyllja e hetimeve ndaj Shkambit, i cili ndodhet aktualisht nën masën “arrest në burg”, iu bë me dije po sot.

Burime të afërta theksojnë se Gjon Shkambit, xhaxhai i Elvis Shkambit, do t’i komunikohet akuza të hënën. Paralelisht, Elvis Shkambi po ashtu akuzohet dhe për “vrasje në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, pasi dyshohet se plagosi dy persona – babë e bir – që përfaqësonin palën kundërshtare gjatë procesit gjyqësor.

Gjatë fazave të mëhershme të hetimit, ndaj Shkambit është zhvilluar procedim edhe për armëmbajtje pa leje. Në lidhje me Gjon Shkambin, ky i fundit ka pohuar se nuk ka qenë në dijeni të planeve të nipit dhe “nuk ka pasur dijeni se Elvisi do të ndërmerrte një veprim të tillë”.

Mbrojtja e tij ka përsëritur këtë qëndrim, megjithëse Prokuroria vazhdon të ketë dyshime mbi përfshirjen e mundshme të Gjon Shkambit në këtë ngjarje.

Ngjarja, sipas hetimeve

Incidenti ndodhi më 6 tetor 2025, rreth orës 15:40, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në kryeqytet.

Gjatë seancës gjyqësore, Elvis Shkambi përdori armë zjarri duke qëlluar ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja dhe dy të tjerëve, Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, palë në proces. Nga të shtënat, Kalaja humbi jetën dhe dy të tjerët u plagosën.

Sipas të dhënave të publikuara nga Prokuroria, të shtënat ndodhën menjëherë pasi gjyqtari Kalaja kishte shpallur vendimin për një çështje pronësie, ku të përfshirë ishin familjet Shkambi dhe Kurtaj.

Prokuroria ka shtuar se vijon të hetojë nëse Gjon Shkambi ka luajtur një rol në nxitjen e veprimeve kundër palës kundërshtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria në festë në “Air Albania”/ Kuqezinjtë mbyllin pjesën e parë me avantazhin 2-0 ndaj Bjellorusisë

Shqipëria mbyll në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Bjellorusisë, në një 45-minutësh ku kuqezinjtë kanë kontrolluar lojën dhe kanë konkretizuar dy prej rasteve të krijuara. Kristjan Asllani zhbllokoi sfidën nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin e parë. Kuqezinjtë vijuan të kërkojnë golin e dytë dhe e gjetën në […]

Protesta mbërrin te Kombëtarja, tifozët hapin parulla para ndeshjes: Shqipëria nuk shitet

Gjatë intonimit të himnit kombëtar në ndeshjen mes Shqipërisë...

Zbulim i ri arkeologjik në Qesarat, mozaiku del në dritë gjatë gërmimeve në Memaliaj

Në një prej zonave ku prej vitesh janë gjetur gjurmë të një vendbanimi të lashtë, arkeologët kanë nxjerrë së fundmi në dritë një tjetër mozaik në Qesarat të Memaliajt. Zbulimi është bërë gjatë gërmimeve që Instituti i Arkeologjisë shqiptare po zhvillon në bashkëpunim me Universitetin e Barit në Itali. Në rrënojat e një ndërtese që […]