Ndërron jetë fotoreporteri italian që dokumentoi mbërritjen e anijes “Vlora” në Bari

Publikuar me datë:

Fotoreporteri italian Luca Turi ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur vizuale të ngjarjeve më të rëndësishme që kanë shënuar qytetin e Barit dhe rajonin e Pulias për më shumë se pesëdhjetë vjet.

Ndër imazhet më të njohura të krijuara prej tij spikasin ato të datës 8 gusht 1991, kur anija Vlora mbërriti në portin e Barit, e mbushur me rreth 20 mijë shqiptarë — një nga momentet më të thella të eksodit shqiptar drejt Italisë.

Përmes objektivit të tij, Turi ka dokumentuar përmasat e jashtëzakonshme të këtij momenti, duke regjistruar skena të mijëra shqiptarëve që zbresnin në port dhe qëndronin në bordin e Vlorës, imazhe që u kthyen në simbole të eksodit të 1991-shit.

Gjatë karrierës së tij, Turi ka qenë pjesë e ekipit të ANSA-s, ku ka ndjekur nga afër jetën dhe zhvillimet në Bari për dhjetëra vjet.

Lajmin e ndarjes nga jeta të fotografit e ka njoftuar agjencia ANSA, e cila e ka përshkruar atë si “një fotograf të madh dhe dëshmitar autentik të historisë së afërt të Barit dhe Pulias”.

Kryebashkiaku i Barit, Vito Leccese, ka shprehur vlerësim të veçantë për kontributin e Turi-t në komunitet dhe ka theksuar se largimi i tij përbën humbje për qytetin, duke shtuar se “qyteti humb një fotograf të madh dhe një dëshmitar autentik të historisë së tij të kohëve të fundit”.

Imazhet e Vlorës dhe të mijëra shqiptarëve që zbarkuan në Bari më 8 gusht 1991 vazhdojnë të mbeten dëshmi të forta vizuale të një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë së emigracionit shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ish-ministrja Meksi për Vlora Hysenin: Përgjegjësia nuk është vetëm individuale, por test për gjithë sistemin

Ish-ministrja dhe ish-deputetja Ermelinda Meksi ka komentuar në Facebook në lidhje me rastin e Vlora Hysenit. Meksi thekson se kjo situatë nuk duhet trajtuar thjesht si përgjegjësi individuale, por si një mundësi për të analizuar si operon sistemi që lejon emërimin dhe kontrollin e personave në pozicione me qasje në informacion shtetëror tepër të ndjeshëm. […]

Shqipëria në festë në “Air Albania”/ Kuqezinjtë mbyllin pjesën e parë me avantazhin 2-0 ndaj Bjellorusisë

Shqipëria mbyll në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Bjellorusisë, në një 45-minutësh ku kuqezinjtë kanë kontrolluar lojën dhe kanë konkretizuar dy prej rasteve të krijuara. Kristjan Asllani zhbllokoi sfidën nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin e parë. Kuqezinjtë vijuan të kërkojnë golin e dytë dhe e gjetën në […]

Protesta mbërrin te Kombëtarja, tifozët hapin parulla para ndeshjes: Shqipëria nuk shitet

Gjatë intonimit të himnit kombëtar në ndeshjen mes Shqipërisë...