Kryeministri takim me komunitetin shqiptar në New York: Kemi nisur krijimin e regjistrit Kombëtar të Diasporës

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Staten Island, New York, bëri të ditur se qeveria ka filluar të krijojë një regjistër kombëtar të Diasporës, i cili synon të përfshijë shqiptarët e interesuar për të investuar në vend.

Rama vuri në dukje gjatë fjalimit të tij se sipas tij, raportet mes Shqipërisë dhe diasporës kanë ndërruar rrënjësisht. Ai argumentoi se vendi nuk është më një shtet që kërkon ndihmë dhe theksoi se një epokë e re po hapet falë potencialit turistik dhe pasurive natyrore që ofron Shqipëria.

“Kemi nisur të krijojmë një regjistër kombëtar të Diasporës, për të gjitha ata që duan të investojnë sadopak në Shqipëri. Ky ndryshim që ka ndodhur në këtë marrëdhënie, s’ka ndodhur thjeshtë aty ku ta rrok syri, por ka ndodhur në mendësi. Tani jeta është shumë më organike dhe pjesë e atij organiciteti ishin edhe vezët që m’u hodhën mua. Madje, një nga hedhësit e vezëve kishte ardhur nga Anglia për të hedhur vezë. Shpresoj të ketë kaluar mirë me Policinë e New York.

Në trupën e mbrojtjes pastaj që u angazhua në çdo event, ishte një shqiptar që shërben në Policinë e Nju Jork. Prandaj unë u ndodha komplet në shtëpi, edhe Policia, edhe protestuesit. Këtu u prita me një tortë rozë, që kishte 2 flamingo si një zemër. Më erdhi mirë. Shqipëria nuk vuan më tani faktin që zogjtë e kafshët vriten dhe askush nuk shqetësohet për to. Shqipëria e sotme nuk është më Shqipëria në nevojë për ndihma. Sot Shqipëria ka hëpur një derë të re, derën e maleve të saj”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zbulim i ri arkeologjik në Qesarat, mozaiku del në dritë gjatë gërmimeve në Memaliaj

Në një prej zonave ku prej vitesh janë gjetur gjurmë të një vendbanimi të lashtë, arkeologët kanë nxjerrë së fundmi në dritë një tjetër mozaik në Qesarat të Memaliajt. Zbulimi është bërë gjatë gërmimeve që Instituti i Arkeologjisë shqiptare po zhvillon në bashkëpunim me Universitetin e Barit në Itali. Në rrënojat e një ndërtese që […]

Erdogan për Netanyahun: Kriminelët e luftës i përkasin gjykatave, jo OKB-së

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar me tone...

Nations League/ Shqipëria përballet me Bjellorusinë, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria dhe Bjellorusia përplasen sonte në një përballje të...