Situata e zjarreve në vend – 6 vatra mbeten aktive, operacione nga ajri dhe toka në Malin e Dajtit dhe Çikë

Publikuar me datë:

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit lidhur me situatën e zjarreve në të gjithë territorin e vendit, ku nga 21 vatra të raportuara, 6 prej tyre mbeten ende aktive dhe 7 të tjera ndodhen nën mbikëqyrje të rrepta nga strukturat e emergjencës.

Për menaxhimin dhe izolimin e flakëve janë angazhuar 354 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse. Këto ekipe po mbështeten drejtpërdrejt nga 155 efektivë të Forcave të Armatosura, tre automjete zjarrfikëse shtesë, një ekskavator i rëndë, si dhe tre helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën me dije se kapacitetet operacionale mbeten në gatishmëri të plotë në çdo prefekturë dhe bashki, me prioritet absolut mbrojtjen e jetës, banesave dhe pronës së qytetarëve.

Në Malin e Dajtit vijon operacioni intensiv me mbështetjen e efektivëve të ushtrisë, shërbimit pyjor dhe kapaciteteve ajrore, ku sipas autoriteteve nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara. Një situatë më me ngarkesë paraqitet në Qafë të Helmes në Bulqizë, ku zjarri është riaktivizuar në dy vatra brenda një pylli me pisha të dendura, si dhe në Prozhem të Pukës, ku po ndërhyhet nga toka me mbështetjen e 30 trupave ushtarake.

Në Malin e Çikës, mbi zonën e Palasës, për shkak të terrenit mjaft të thepisur dhe të paaksesueshëm nga toka, operacioni për fikjen përfundimtare po mbështetet nga dy avionët “Air Tractor”. Ndërkohë, në Qarkun e Lezhës, vatra në Shtuf të Mirditës mbetet aktive por me intensitet të ulët, kurse në Shtanë–Tenë situata paraqitet e stabilizuar. Nga ana tjetër, vatrat në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë izoluar ose shuar plotësisht dhe po mbahen nën monitorim për të parandaluar çdo riaktivizim nga era.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Levan/ Zjarri merr përmasa të mëdha, flakët pranë banesave, banorët në panik në rrugë

Situata me zjarret në Levan të Fierit mbetet shumë e rënduar. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë toke dhe përhapja e tyre po ndikohet ndjeshëm nga era e fuqishme. Forca zjarrfikëse janë të pranishme në terren, ndërkohë që banorët përjetojnë frikë dhe janë të alarmuar. Edhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje. Pylli i […]

Një vit nga ekzekutimi i Kristian Kolës në Shkodër, vrasja ende pa autor

Ka kaluar një vit nga vrasja e Kristian Kolës në Shkodër, një ngjarje që tronditi qytetin dhe vijon të mbetet e pazbardhur. Autorët e dyshuar nuk janë identifikuar dhe ende nuk ka një version përfundimtar për motivin e krimit. Kola u qëllua për vdekje rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, ndërsa ndodhej jashtë një […]

Lëklerk nuk dorëzohet për titullin: “Besoj se mund ta fitoj, por nëse jo, shpresoj ta marrë Antoneli”

Asnjë vend nuk është si Monza, sipas Sharl Lëklerkut. Piloti monagask i Ferrarit, i cili me makinën e kuqe ka triumfuar dy herë në Çmimin e Madh të Italisë, mbërriti në pistë për nisjen e fundjavës së garës me entuziazmin e dikujt që e di se ka për të luajtur një rol të rëndësishëm. “E […]

De Sousa:“Shqipëria, shumë shpejt anëtare e BE. Mbështes integrimin në union

Sofia Morera de Sousa, ambasadorja e re e Bashkimit Evropian, ka dhënë mesazhin e saj të parë pasi mori detyrën në Tiranë, duke theksuar se do të jetë plotësisht e përkushtuar në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ajo vlerëson se ky është një moment kyç për vendin, duke theksuar se misioni […]