Lëklerk nuk dorëzohet për titullin: “Besoj se mund ta fitoj, por nëse jo, shpresoj ta marrë Antoneli”

Publikuar me datë:

Asnjë vend nuk është si Monza, sipas Sharl Lëklerkut. Piloti monagask i Ferrarit, i cili me makinën e kuqe ka triumfuar dy herë në Çmimin e Madh të Italisë, mbërriti në pistë për nisjen e fundjavës së garës me entuziazmin e dikujt që e di se ka për të luajtur një rol të rëndësishëm.

“E dimë që nuk do të jetë e lehtë të synojmë fitoren këtu sepse, teorikisht, kjo nuk është një pistë ideale për makinën tonë. Megjithatë, jemi të bindur se mund të nxjerrim maksimumin prej saj”. Në ndihmë të Ferrarit do të vijë edhe motori i ri, i zhvilluar falë përditësimit të dytë të paketës së zhvillimeve, i cili do të debutojë pikërisht në Itali. “Mezi pres ta provoj makinën në pistë. Nuk kemi vetëm motorin e ri, por edhe disa përditësime të tjera që shpresoj të na ndihmojnë këtu. Natyrisht, nuk duhet të mendojmë vetëm për zhvillimet teknike, sepse për të fituar do të na duhet të zhvillojmë një fundjavë perfekte gare, edhe sa i përket ekzekutimit”.

TITULLI BOTËROR

Aftësia për të shfrytëzuar në maksimum çdo moment të fundjavës, pa bërë gabime, nuk ka qenë pika më e fortë e Ferrarit në dy garat e fundit të F1. “Nuk është e lehtë këtë vit, me makinat e reja, të arrish një ekzekutim perfekt. Dhe nuk e kam fjalën vetëm për strategjinë, por për të gjithë kompleksitetin e këtyre makinave. Megjithatë, e dimë se ku dhe si duhet të përmirësohemi dhe jemi të vendosur ta bëjmë”, shprehet Lëklerk. Lufta për titullin, konfirmon piloti monagask, mbetet ende e hapur në këtë fazë të dytë të kampionatit. “Sigurisht që ende besoj. Dhe do të besoj për sa kohë që titulli të jetë matematikisht i mundur, sepse e njoh vlerën e skuadrës sonë dhe të gjithë punës që kemi bërë së bashku. Përqendrohem garë pas gare për të dhënë më të mirën time, kjo është filozofia ime dhe do të jetë gjithmonë e tillë. Pastaj, sigurisht, nëse nuk do të arrija ta fitoja titullin, do të më pëlqente që ta fitonte Kimi. Është një djalë shumë i zoti dhe të mendosh se mund të arrijë diçka të tillë në vitin e dytë në Formula 1 është e jashtëzakonshme. Do të ishte një histori shumë e bukur”..

DINAMIKAT E GARËS

Për momentin, megjithatë, të menduarit për rivalët nuk është prioriteti i piloti monegask. E gjithë vëmendja e tij është përqendruar te përgatitja për një fundjavë shumë të rëndësishme. “Monza është një garë që e dua shumë dhe ku kam kujtime të mrekullueshme falë dy fitoreve të mia. Tifozët të japin një energji të jashtëzakonshme. Sigurisht, me të gjitha aktivitetet në të cilat jemi të angazhuar gjatë fundjavës, lodhja të hënën pas garës do të ndihet patjetër. Por mezi pres që të vijë dita e parë në pistë, për t’u përqendruar te performanca dhe për të shfrytëzuar në maksimum fundjavën”, përfundoi Lëklerk, ndërsa performanca do të varet edhe nga rezultatet e kualifikueseve, ku mund të luajë një rol të rëndësishëm përdorimi i rrëshqitjes aerodinamike (slipstream) në Q3 mes dy pilotëve të Ferrarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lufta FIFA–UEFA hyn në një fazë të re/ UEFA kërkon prova, FIFA akuzon për fushatë shpifjesh

Pas një pritjeje të shkurtër, përgjigjja që pritej mbërriti dhe njëherë tjetër thekson hendekun e thellë që ndan dy organizatat më të fuqishme të futbollit global. FIFA akuzon UEFA-n se ka ndërmarrë një “fushatë shpifjesh” kundër saj, duke i cilësuar kërkesat ligjore të unionit europian për të marrë akses në dokumentacionin që lidhet me një […]

Levan/ Tym e flakë në zonë, tre persona me shenja asfiksie. Ambulanca në vendngjarje

Situata në Levan, mbetet kritike për shkak të përhapjes...

Zjarret jashtë kontrollit në Fier/ Kreu i Emergjencave Civile: Janë angazhuar të gjitha forcat dhe strukturat

Situata e zjarreve në Fier ka dalë jashtë kontrollit për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të fortë, duke krijuar një rrezik potencial për zonat e afërta. Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, konfirmoi se të gjitha strukturat vendore dhe ushtarake po punojnë pa ndërprerje nga toka dhe ajri për ta vënë vatrën nën […]

Kliti Hoti: “Prania besnike” vulos dështimin e institucioneve, qytetari s’duhet të kërkojë zgjidhje te deputeti

Deputeti Kliti Hoti ka reaguar me tone kritike ndaj nismës për zhvillimin e takimeve të përjavshme me qytetarët, çdo të premte në orën 17:00, për dëgjimin e problematikave dhe shqetësimeve të tyre. Në reagimin e tij, Hoti e cilëson këtë nismë si një tregues të dështimit të institucioneve, duke ngritur pikëpyetje mbi nevojën që deputetët […]