5 vende të BE-së planifikojnë qendra deportimi jashtë territorit për migrantët

Publikuar me datë:

Pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur konsensus për një model të përbashkët që parashikon ngritjen e “qendrave të kthimit” jashtë kufijve të BE-së. Në këto qendra pritet të dërgohen emigrantët e parregullt, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe të cilët nuk mund të rikthehen në vendlindjet e tyre.

Kjo marrëveshje u arrit të premten në Kopenhagë, gjatë një takimi të ministrave të Brendshëm të Danimarkës, Austrisë, Gjermanisë, Holandës dhe Greqisë. Sipas planit, pesë shtetet synojnë të realizojnë transferimin e parë të emigrantëve drejt një shteti partner jashtë BE-së në vitin 2027.

Aktualisht, shtetet pjesëmarrëse janë në negociata për të hapur këto qendra në një ose më shumë vende partnere, por emrat e tyre ende nuk janë bërë publikë. Raportime mediatike bëjnë me dije se Uganda dhe Ruanda janë ndër opsionet që po merren në konsideratë.

Ministri danez i Migracionit, Morten Bødskov, deklaroi se parimet e miratuara në Kopenhagë përbëjnë themelet për fazat e ardhshme, duke theksuar se transferimi i parë i emigrantëve është parashikuar për vitin 2027.

Sipas tij, këto qendra nuk do të funksionojnë si “burgje” apo “kampe paraburgimi”, por si hapësira ku emigrantëve do t’u ofrohet një shans i ri nga vendet partnere.

Të pesë shtetet pritet të mbulojnë të gjitha shpenzimet për funksionimin e këtyre qendrave, ndërsa marrëveshjet me vendet pritëse mund të përfshijnë edhe mbështetje shtesë financiare, bashkëpunim tregtar dhe stimuj të tjerë ekonomikë.

Dokumenti i përbashkët i parimeve thekson se skema do të ndërtohet mbi “partneritete të barabarta dhe reciprokisht të dobishme” me shtete jashtë BE-së.

Kjo nismë synon të ulë ndjeshëm numrin e emigrantëve të parregullt që hyjnë në Bashkimin Evropian. Ministri austriak Gerhard Karner theksoi se qëllimi kryesor i pesë vendeve është që migrimi ilegal të reduktohet deri në minimum.

Ndërkohë, bisedimet me vendet që mund të përfshihen në këtë mekanizëm vazhdojnë. Ministri grek Thanos Plevris vlerësoi se negociatat po bëhen gjithnjë më të thella dhe më produktive, duke shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje në të ardhmen e afërt.

Ministrat e pesë vendeve kanë planifikuar të zhvillojnë një tjetër takim në Mynih, në fund të muajit shtator, për të çuar përpara diskutimet mbi zbatimin e projektit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një vit nga ekzekutimi i Kristian Kolës në Shkodër, vrasja ende pa autor

Ka kaluar një vit nga vrasja e Kristian Kolës në Shkodër, një ngjarje që tronditi qytetin dhe vijon të mbetet e pazbardhur. Autorët e dyshuar nuk janë identifikuar dhe ende nuk ka një version përfundimtar për motivin e krimit. Kola u qëllua për vdekje rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, ndërsa ndodhej jashtë një […]

Lëklerk nuk dorëzohet për titullin: “Besoj se mund ta fitoj, por nëse jo, shpresoj ta marrë Antoneli”

Asnjë vend nuk është si Monza, sipas Sharl Lëklerkut. Piloti monagask i Ferrarit, i cili me makinën e kuqe ka triumfuar dy herë në Çmimin e Madh të Italisë, mbërriti në pistë për nisjen e fundjavës së garës me entuziazmin e dikujt që e di se ka për të luajtur një rol të rëndësishëm. “E […]

De Sousa:“Shqipëria, shumë shpejt anëtare e BE. Mbështes integrimin në union

Sofia Morera de Sousa, ambasadorja e re e Bashkimit Evropian, ka dhënë mesazhin e saj të parë pasi mori detyrën në Tiranë, duke theksuar se do të jetë plotësisht e përkushtuar në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ajo vlerëson se ky është një moment kyç për vendin, duke theksuar se misioni […]