Levan/ Zjarri merr përmasa të mëdha, flakët pranë banesave, banorët në panik në rrugë

Situata me zjarret në Levan të Fierit mbetet shumë e rënduar. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë toke dhe përhapja e tyre po ndikohet ndjeshëm nga era e fuqishme.

Forca zjarrfikëse janë të pranishme në terren, ndërkohë që banorët përjetojnë frikë dhe janë të alarmuar. Edhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje.

Pylli i Levanit është kapluar nga flakët, duke mbuluar të gjithë zonën me re të dendur tymi. Zjarri ka shkrumbuar zona të tëra me ullinj dhe, siç tregojnë pamjet, i është afruar rrezikshëm banesave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe