Shtohen shërbimet shëndetësore falas për të moshuarit në Shkodër, 65 rezidentë në qendër

Publikuar me datë:

Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër po zgjeron shërbimet shëndetësore që ofrohen pa pagesë për rezidentët e saj. Aktualisht, në këtë institucion qëndrojnë 65 persona mbi 60 vjeç.

Qendra, e cila funksionon nën varësinë e Shërbimit Social Shtetëror, ka krijuar mundësi për ofrimin e shërbimeve nga mjekë dhe specialistë të ndryshëm brenda ambienteve të saj. Kjo u mundëson të moshuarve të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor pa pasur nevojë të largohen nga institucioni.

Rezidentët shprehen të kënaqur me kushtet e akomodimit, ndërsa vlerësojnë edhe kujdesin dhe asistencën që marrin gjatë përditshmërisë.

Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër pret persona nga qytete të ndryshme të vendit dhe prej vitesh funksionon në kapacitet të plotë. Ndërkohë, numri i kërkesave për akomodim vijon të jetë i lartë.

Kjo situatë evidenton nevojën për më shumë hapësira, shërbime dhe investime për të moshuarit, veçanërisht për ata që kanë nevojë për mbështetje dhe përkujdesje të vazhdueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë, dalin fotot e autorit në momentin e ekzekutimit

Disa media kanë publikuar foto të pamjeve të kamerave të sigurisë...

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, qëllohet në këmbë një person

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në afërsi të zonës së Zogut të Zi në Tiranë, ku një shtetas kosovar është qëlluar me plumb në këmbë. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për […]

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvillon mbledhjen e radhës, miratohen disa vendime

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi një tjetër mbledhje, duke...