Ambasadori i ri amerikan mbërrin në Tiranë, Eric Wendt dorëzon nesër letrat kredenciale te Presidenti Begaj

Publikuar me datë:

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Tiranë, ndërsa nesër pritet të zhvillojë takimin e parë zyrtar me Presidentin Bajram Begaj, ku do të dorëzojë letrat kredenciale.

Takimi mes Wendt dhe Begajt është parashikuar të zhvillohet në orën 11:00, në një takim kokë më kokë.

Eric Wendt është gjeneral-lejtnant amerikan në pension dhe ka një karrierë mbi 34-vjeçare në ushtrinë amerikane, me fokus të veçantë te operacionet speciale dhe siguria.

Gjatë karrierës së tij, Wendt ka komanduar forcat e operacioneve speciale të NATO-s, ku ka bashkëpunuar edhe me trupa shqiptare. Ai ka shërbyer gjithashtu me ushtarakë shqiptarë gjatë misioneve në Afganistan.

Pas daljes në pension nga ushtria, Wendt ka vijuar angazhimin në fushën e sigurisë dhe të lidershipit, duke dhënë mësim për komandimin dhe udhëheqjen në Naval Postgraduate School.

Gjatë seancës së konfirmimit në Senatin amerikan në maj, Wendt prezantoi edhe prioritetet që synon të ndjekë gjatë mandatit të tij në Shqipëri.

Në fokus ai renditi luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike, si dhe garantimin e trajtimit të drejtë dhe transparent të investitorëve amerikanë.

Ndër sektorët e përmendur prej tij janë energjia, infrastruktura, minierat dhe inteligjenca artificiale.

Me mbërritjen e Wendt në Tiranë, nis zyrtarisht edhe angazhimi i tij në krye të misionit diplomatik amerikan në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koçeku: Rama akomodohet në New York me kosto 15 mijë dollarë nata: “Sa pensionet e qindra shqiptarëve”

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka ngritur pikëpyetje mbi shpenzimet për akomodimin e kryeministrit Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në New York. Përmes një postimi në rrjetet sociale, KoçeKu pretendon se Rama dhe delegacioni që e shoqëron po qëndrojnë në hotelin Fouquet’s New York, në 456 Greenwich Street, në zonën e Tribeca-s. Sipas deputetes, […]

Mbledhja e qeverisë, emërime dhe shkarkime në drejtimin e dy institucioneve

Kabineti qeveritar ka bërë sot një sërë emërimesh dhe...

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë, dalin fotot e autorit në momentin e ekzekutimit

Disa media kanë publikuar foto të pamjeve të kamerave të sigurisë...