Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë, dalin fotot e autorit në momentin e ekzekutimit

Publikuar me datë:

Disa media kanë publikuar foto të pamjeve të kamerave të sigurisë që kanë fiksuar autorin e dyshuar të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, pak ditë më parë në Sarandë. Në një prej fotove, autori shihet i veshur me xhup jeshil, pantallona të zeza dhe skafandër në kokë, ndërsa mban dy armë.

Sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimor, ai ka qëlluar fillimisht me një pistoletë me silenciator, por pasi arma është bllokuar, ka përdorur pistoletën tjetër që mbante në dorën e djathtë.

Një tjetër pamje tregon drejtuesin e motorit me targa greke, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet pas vrasjes. Pas ekzekutimit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Konispolit. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që ata të jenë larguar ilegalisht drejt Greqisë.

Artan Myrtaj u vra paraditen e së dielës, më 20 shtator 2026, në zonën e njohur si ish-Agjencia në Sarandë, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një 73-vjeçar. Ekzekutimi i 44-vjeçarit dyshohet se lidhet me një seri ngjarjesh të ndodhura më herët në Sarandë, që e kanë zanafillën në një plagosje të regjistruar në korrik 2025. Myrtaj dyshohet se ka qenë pjesë e atij konflikti dhe kjo është një nga pistat ku janë përqendruar hetuesit.

Krimi i rëndë, lidhet me përplasjen e grupit të Ervis Lamit nga Kamza dhe grupit të Sarandës që drejtohej nga Ramdan Zoto alias Canaj, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Ka dyshime se vrasja e Myrtaj, është vijueshmëri e sulmeve me armë që janë kryer në ketë qytet dhe ka të njëjtën dinamikë krimi me atentatin e dështuar ndaj Thimio Rubatit, ngjarje kjo e rregjistruar në qëndër të Sarandës në muajin Korrik 2026.

Viktima rezultonte i skeduar edhe në një ngjarje tjetër kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Alarm për sigurinë ushqimore/ Djathi me Listeria u shpërnda në 3 restorante në Shkodër

Një produkt djathi “Brie”, i importuar nga Italia, është...

“Turp t’ju vijë”, përplasje në Këshillin Bashkiak të Shkodrës për reformën territoriale

Reforma e re territoriale ka sjellë përplasje mes mazhorancës...

Koçeku: Rama akomodohet në New York me kosto 15 mijë dollarë nata: “Sa pensionet e qindra shqiptarëve”

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka ngritur pikëpyetje mbi shpenzimet për akomodimin e kryeministrit Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në New York. Përmes një postimi në rrjetet sociale, KoçeKu pretendon se Rama dhe delegacioni që e shoqëron po qëndrojnë në hotelin Fouquet’s New York, në 456 Greenwich Street, në zonën e Tribeca-s. Sipas deputetes, […]

Mbledhja e qeverisë, emërime dhe shkarkime në drejtimin e dy institucioneve

Kabineti qeveritar ka bërë sot një sërë emërimesh dhe...