Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit!

Publikuar me datë:

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, duke pretenduar se ndaj tij janë porositur persona për ta vrarë jashtë vendit. Deklarata u bë në emisionin “Minuta e Parë” në News24, gjatë intervistës me gazetaren Ola Bruko, ku Këlliçi po komentonte zhvillimet politike, hetimet dhe akuzat për korrupsion.

Duke folur për Ahmetajn, Këlliçi tha se ish-zyrtari është kërcënuar dhe se, sipas tij, ka pasur edhe një plan për eliminimin e tij jashtë Shqipërisë.

“Ne nuk kemi pasur kohë të analizojmë deklarimet shumë të forta të zotit Ahmetaj, të cilit i është kërcënuar edhe familja, të cilin e ka kërcënuar Edi Rama rregullisht dhe për të cilin flitet se ka porositur edhe persona për ta ekzekutuar jashtë vendit. Dhe këtu mbaj përgjegjësi për këto që po ju them. Dhe ndërkohë të plas skandali tjetër, të plasi skandali i Vlorës Hyseni. Kam përshtypjen që po na vjen një skandal shumë i madh tjetër. Po na vjen Mirel Mërtiri, kam përshtypjen, dhe po na vjen skandali i inceneratorëve. Në kuptimin që nuk faktoj dot, derisa ta shohim që do të jetë një skandal tjetër që do të dalë. Do të dalin të gjitha pagesat që janë dhënë për inceneratorin e Tiranës. Kush kanë marrë? Përfshirë në politikë, përfshirë në media, përfshirë në grupe interesi, kudo. Dhe do të ishte mirë që ky shërbim t’i bëhej këtij vendi.

Do të ishte mirë që të dalin të gjitha të dhënat, faktet, provat, dokumentet se kush janë zyrtarët dhe këtë po e them majtas-djathtas, kudo, që kanë marrë para.” tha ai. Këlliçi e vendosi këtë deklaratë në kuadër të akuzave të tij për përgjegjësinë politike të kryeministrit Edi Rama dhe për çështjet që, sipas tij, lidhen me funksionimin e institucioneve dhe hetimet e SPAK-ut.

Ai theksoi se opozita, sipas tij, ka ngritur prej kohësh akuza dhe ka depozituar materiale për çështje të ndryshme që tashmë janë objekt hetimi.

“Por ti këtu, nëse ka… Nëse ka, po them, pra, këta po thonë që është PD-ja, kjo PD-ja që ka këto probleme, të dalin të gjitha të dhënat. Por ndërkohë, në asnjë moment askush nuk ka të drejtën legjitime të godasë opozitën dhe të thotë që PD-ja është njëlloj si PS-ja. Se, të mos ishte për PD-në, Ola, asnjë nga këto dosje nuk do të ishte sot në SPAK. Është Partia Demokratike, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, që ka depozituar dosjet edhe për Belinda Ballukun, edhe për tunelin, edhe për tigrat, edhe për hidrocentralet. Ka depozituar dosjen për Erion Veliajn, ka depozituar PD-ja dosjen për Olsi Ramën, ka bërë publike të dhënat për Edi Ramën, për AKSHI-n, për Vlora Hysenin, ka bërë denoncimin dhe nuk ka më çfarë të bëjë PD-ja, sepse kur je në opozitë fjalën e ke dhe firmën mbi dokumente.”, tha Këlliçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvillon mbledhjen e radhës, miratohen disa vendime

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi një tjetër mbledhje, duke...

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje/ Kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion...

Gazeta amerikane: Ambasadori Wendt shkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat

Gazeta amerikane ‘Contra Costa Herald’ ka publikuar një profil...