Gjatë protestës së 126-të, Florian Haçkaj nga lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë deklaroi se vendi ndodhet përballë një shteti të paralizuar.
Ai nënvizoi rëndësinë e unitetit ndër protestues, duke shtuar se e vetmja mënyrë për të përmbysur regjimin është bashkimi i qytetarëve.
Florian Haçkaj: Ky është një shtet që nuk funksionon për ne. Unë sot ju bëj thirrje që të jemi të bashkuar, që në Tiranë të bashkohet mbarë shqiptaria.
Ne duam që të jemi bashkë që të zhduket kjo keqqeverisje. Ju lutem, bashkohuni, bashkohuni, bashkohuni.

