Zjarri në zonën e Gjinarit, brenda bashkisë së Elbasanit, vazhdon të jetë aktiv, ndërsa përballja me flakët komplikohet nga terreni i thyer i rajonit.
Forcat zjarrfikëse po luftojnë për të izoluar vatrat në malin e Bukanikut, por vështirësitë e mëdha të terrenit e pengojnë seriozisht ndërhyrjen për të marrë situatën nën kontroll.
Shkaqet e zjarrit dyshohet të jenë shkarkesat elektrike që u shënuan gjatë motit të keq në mes të javës së kaluar.
Për të shuar flakët, në operacion janë përfshirë dhe helikopterë, të cilët po lëshojnë ujë mbi zonat e prekura, duke asistuar forcat që veprojnë në terren.

