Shqiptarja nga diaspora mobilizon bashkatdhetarët: Më 28-29 nëntor të kthehemi në Shqipëri, të ngremë një Kuvend të madh në mbrojtje të vendit!

Një qytetare shqiptare që jeton në diasporë iu bashkua sot protestës në Tiranë, duke u adresuar bashkëkombësve të saj jashtë vendit me një apel që të rikthehen në Shqipëri më 28 dhe 29 nëntor për t’u bashkuar me demonstruesit.

Gjatë deklaratës së saj, ajo e vlerësoi lart pjesëmarrjen dhe vendosmërinë e qytetarëve në protestë, duke theksuar forcën e popullit shqiptar përballë pranisë së shtuar të policisë.

“Është meritë e madhe e popullit shqiptar që në këtë evolucion nuk kanë frikë as nga policët. I bëj thirrje diasporës të vijë më 28-29 nëntor, të përfaqësojë popullin shqiptar dhe të ngrejë një Kuvend të madh në mbrojtje të Shqipërisë”, u shpreh ajo. Në të njëjtin prononcim, ajo akuzoi policinë për ushtrim dhune dhe u shpreh se autoritetet po pengojnë edhe mediat ndërkombëtare në raportimin e tyre për situatën në vend.

Më tej, ajo parashikoi se në datat 28 dhe 29 nëntor mund të shfaqen vështirësi për pjesëtarët e diasporës që do të vijnë në Shqipëri, duke pohuar se mund të ketë përpjekje për të ndaluar hyrjen e tyre në vend. Për këtë arsye, ajo i ftoi të gjithë bashkatdhetarët të koordinohen dhe të udhëtojnë së bashku, duke sugjeruar përdorimin e autobusëve apo mjeteve të tjera të transportit.

“Ky është shteti i diktaturës”, deklaroi ajo, duke shprehur hapur pakënaqësinë për mënyrën e menaxhimit të protestave dhe përgjigjen e autoriteteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe