Shpërthim me lëndë plasëse në Balldre, shoqërohet një person

Publikuar me datë:

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer këtë të martë në zonën e Balldrenit, në njësinë administrative të Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një sipërfaqe toke të hapur, në një zonë ku ndodhen disa grumbuj gurësh. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se policia ka shoqëruar një person për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor dhe ekspertët po vijojnë verifikimet në terren për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse dhe qëllimin e vendosjes së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related