Aksidentet në rrugë, shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës

Publikuar me datë:

Makinat shtohen përditë në rrugët tona, e bashkë më to dhe aksidentet. Drejtues mjetesh që nxitojnë, nuk respektojnë rregullat në rrugë,  semaforët, vijat e bardha e jo pak herë drejtojnë makinën të alkoolizuar. Aksidentet rrugore në vendin tonë  mbeten shkaqet kryesore të traumave dhe humbjeve të jetës.

Nga janari deri më tani janë shënuar mbi 1900 aksidente rrugore, ku një pjesë e tyre për fat të keq kanë përfunduar me humbje jete.

Sipas një studimi të kryer nga Urgjenca Kombëtare, Tirana mban vendin e parë për numrin më të lartë të aksidenteve. Orari i drekës dhe ai i daljes nga puna të administratës është koha e pikut të aksidenteve në kryeqytet. Por përse ndodh kjo sipas Skënder Bratajt, kreut të urgjencës ?

Ndërsa në orët e natës aksidentet janë me pasoja më të rënda. Kryesisht janë të rinjtë burim dhe viktima të aksidenteve, pas festave të ndryshme ku konsumohet alkool dhe lëndë narkoktike. Në këtë fillim sezoni turistik Brataj flet për një plan bashkëpunimi mes urgjencës dhe policisë.

Krahasuar menjë vit më parë ka rritje të aksidenteve dhe fataliteteve në rrugë, ndërsa janë shtuar traumat nga aksidentet me  motoçikleta dhe skutera. /A2 CNN

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...

Kryeministri: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve

“Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik...

Zjarret/ 3 vatra aktive, shuhen flakët në Dibër dhe Fier

Në 24 orët e fundit janë raportuar 11 vatra...