Shkuan për kontrolle/ Punonjësit e Task Forcës së Tatimeve mbahen peng në Golem, 4 të arrestuar

Publikuar me datë:

Policia e Kavajës ka arrestuar administratorin dhe katër punonjës të një resorti në Golem, të dyshuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në pranga u vunë administratori i resortit, shefi i financës,, shefi i sigurisë, si dhe dy punonjës të sigurisë: Saimir Ndreca, Zaho Jaçaj, Artan Kasa, Hamid Sula, Bujar Agolli

Sipas hetimeve paraprake, pesë personat dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 18 korrik 2026 kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të resortit në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët po ushtronin detyrën e tyre.

Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës.

Grupi hetimor po kryen të gjitha verifikimet për zbardhjen e plotë të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasani mposht Laçin, Vllaznia ndalet në barazim

Elbasani siguroi një fitore të rëndësishme kundër Laçit, duke...

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]