Shkodra “ngec” në trafik, qindra automjete të bllokuara në daljen e qytetit

Publikuar me datë:

Dalja nga qyteti i Shkodrës po përballet me një fluks të lartë automjetesh, duke krijuar radhë të gjata dhe vështirësi në qarkullim. Trafiku është rënduar në akset që lidhin qytetin me Velipojën, Shirokën, Zogajn, Muriqanin dhe Tiranën.

Edhe pse në terren janë angazhuar efektivët e Policisë së Shtetit për të menaxhuar lëvizjen, qarkullimi vijon të mbetet i ngarkuar, sidomos gjatë fundjavës dhe në kulmin e sezonit turistik.

Situata po sjell vonesa për drejtuesit e mjeteve, banorët dhe turistët, ndërsa fluksi i madh i vizitorëve drejt zonave bregdetare dhe pikave turistike të qarkut po e rëndon edhe më tej trafikun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]