Shkodër/ Turistët marrin dhuratë frutat nga ura e Bunës në lumë

Publikuar me datë:

Një gjest i rrallë ka surprizuar turistët e huaj në Shkodër teksa po bënin një tur në lumin Buna.

Drini Xhafa i cili organizon ture turistike në lumin Bunë dhe liqenin e Shkodrës ka ndërmarrë një gjest të rrallë duke iu dhuruar fruta turistëve përmes një mënyre të veçantë.

Teksa po kalonin poshtë urës së Bunës në lumë me paddle board ka vendosur që t’ju dhurojë fruta por me një stil krejt ndryshe.

Frutat vinin me litar nga ura e Bunës poshtë në lumë në momentin e kalimit të turistëve të cilët patën mundësi t’i shijojnë gjatë eksplorimit që po bënin në atë shëtitje me paddle.

Vizitorët e huaj janë surprizuar nga kjo gjetje e veçantë e Drini Times duke e përjetuar edhe më shumë këtë aventurë në Shkodër dhe natyrshëm duke e përmbyllur itinerarin e tyre me përshtypjet më të mira të mundshme.

Një gjest i vogël që tregon shumë dhe i bën turistët të ndjehen mirë por edhe ndikon në imazhin pozitiv të Shkodrës si dhe vërteton vlerat humane dhe shpirtërore e mikëpritëse të këtij qyteti që nuk shuhen asnjëherë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sudan/ 15 të vdekur nga shembja e minierës së arit

Një ngjarje tragjike ndodhi të hënën në veriun e...

Senatorja paraguajane sulmon në mënyrë raciste Mbappén

Një skandal i madh ka shpërthyer pas ndeshjes mes...

Aktivisti rrëfen dhunën policore: “Jam gangster i gangsterëve, të mbyll gojën me ngjitëse”

Aktivisti Arbër Lleshi, ka rrëfyer dhunën policore pas protestët...

Barazim në pjesën e parë, Portugalinë e ndal vetëm shtylla

Ka përfunduar në barazim pa gola pjesa e parë...