Godina e Bashkisë Shkodër është bërë pasditen e sotme shënjestër e një sulmi me gurë dhe bomba molotov.
Sipas pamjeve të publikuara, një grup të rinjsh të maskuar kanë qëlluar fillimisht me gurë drejt institucionit, për të hedhur më pas një bombë molotov, e cila ka shpërthyer pranë hyrjes së godinës.
Videon e ngjarjes e ka bërë publike në rrjetet sociale Fatjon Mani, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër.

