Ardit Çylybyli thirrje shkodranëve për protestën e 17 tetorit: Të bashkohemi në mbështetje të studentëve

Publikuar me datë:

Ardit Çylybyli u ka bërë thirrje studentëve, të rinjve, prindërve dhe qytetarëve të Shkodrës që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për të shtunën, më 17 tetor, në Tiranë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Çylybyli u bën apel shkodranëve që t’u bashkohen studentëve në kërkesat e tyre për arsim cilësor, mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri.

Ai rendit si arsye për pjesëmarrje edhe kërkesat për drejtësi, llogaridhënie dhe luftën kundër korrupsionit, duke theksuar nevojën për institucione që u shërbejnë qytetarëve.

Çylybyli kërkon gjithashtu përgjegjësi nga qeveria Rama dhe ndryshim politik, ndërsa nënvizon se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe të respektohet.

“Shkodra nuk duhet të mungojë!”, shkruan ai në thirrjen drejtuar qytetarëve, duke bërë apel për pjesëmarrje paqësore, me dinjitet dhe vendosmëri.

Në përfundim, Çylybyli e mbyll mesazhin me sloganin: “Bashkë për drejtësi, dinjitet dhe ndryshim!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Erjon Vishkulli, u plagos me plumb gome nga policia, i nënshtrohet me sukses operacionit në sy

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, njoftoi se ndërhyrja kirurgjikale...

Bardeli kundër paketës së re fiskale: “A ka besë me të pabesin?”

Deputetja shkodrane Bardeli ka kundërshtuar paketën e re fiskale...