Shirokë–Zogaj, investimi që po i jep një perspektivë të re turizmit dhe bizneseve të zonës

Publikuar me datë:

Investimi në aksin Shirokë–Zogaj po ndryshon ndjeshëm realitetin e një prej zonave me potencialin më të madh turistik në territorin e Bashkisë Shkodër.

Banorët dhe përfaqësuesit e bizneseve të zonës vlerësojnë pozitivisht ndërhyrjen, duke evidentuar përmirësimin e aksesit dhe ndikimin që investimi po sjell në lëvizjen e vizitorëve dhe aktivitetin ekonomik.

Për vite me radhë, gjendja e amortizuar e rrugës dhe vështirësitë në qarkullim, ku në segmente të caktuara dy automjete mezi këmbeheshin, kanë kufizuar shfrytëzimin e potencialit të jashtëzakonshëm të vijës liqenore Shirokë–Zogaj.

sinkron

Me realizimin e investimit, aksi po merr një tjetër standard, duke krijuar kushte më të mira për banorët, vizitorët dhe bizneset që operojnë përgjatë tij.

Sinjalet e para që vijnë nga zona janë pozitive, me më shumë lëvizje dhe vizitorë, ndërsa bizneset shohin mundësi të reja për zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Përmirësimi i aksit Shirokë–Zogaj nuk përfaqëson vetëm një investim në infrastrukturë, por një ndërhyrje që synon të krijojë një perspektivë të re për zhvillimin turistik dhe ekonomik të gjithë zonës së Liqenit të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas...

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...