Nga Bardh Spahia
Të thuash “Serbia e humbi Kosovën” nuk është një lojë fjalësh apo një lapsus politik por një shtrembërim dashakeq e thellësisht i rrezikshëm i historisë dhe një ofendim ndaj gjakut të derdhur.
Një shtet mund të humbasë vetëm atë që i përket me të drejtë. Kosova nuk ka qenë kurrë pronë e Serbisë që ajo “ta humbte”. Kosova ka qenë historikisht zemra e Dardanisë e pushtuar me zjarr e hekur dhe e mbajtur peng për dekada të tëra përmes terrorit shtetëror, spastrimeve etnike dhe gjenocidit të një opresori gjakatar.
Nuk kemi të bëjmë me një “humbje” të Beogradit, siç shprehet argati vella i Vuçiç dhe mjerisht kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama.
Kosova fitoi lirinë! Ajo çfarë ndodhi ishte rikthimi i një të drejte natyrore e hyjnore që shqiptarëve u ishte mohuar me dhunë.
Ta trajtosh Kosovën si territor që i rrëshqiti nga duart Serbisë është të flasësh ekzaktësisht me gjuhën dhe narrativën e antishqiptarëve. Është një konstatim qëllimisht mjeran dhe thellësisht antishqiptar, sepse liria e një populli nuk përkufizohet kurrë si “humbje” e opresorit, por si fitore e të shtypurit.
Kosova nuk u humb nga askush. Kosova fitoi veten, fitoi të drejtën për të qënë e lirë dhe sovrane!
Kur je vasal i antishqiptarëve dhe drejton një forcë politike, themelet e së cilës u ngjizën nga vetë opresori serb, gjuha e padronit është e vetmja që di të flasësh.
Nuk mund të ulesh në karrigen e kryeministrit të shqiptarëve, kur mendon, reagon dhe flet si zëdhënës i Beogradit!
Rama jepe doreheqjen sepse përveçse hajdut banal je edhe antishqiptar i pafalshëm!

