Shifrat e të rinjve që konsumojnë lëndë narkotike në Shqipëri në rritje të vazhdueshme

Publikuar me datë:

Shifrat e të rinjve që konsumojnë lëndë narkotike në Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme. Mjekët toksikologë japin alarmin se kanabisi nis në mosha të hershme dhe po shërben si substancë trampolinë për kalimin në drogëra të forta.

“Ajo çfarë shohim si trend është se nëse kanabisi ka qenë substancë e parë e konsumuar dhe më e shpeshtë edhe në mosha të vogla tani po prevalon konsumimi I kokainës edhe në mosha të vogla. Shohim gjithashtu që ulja e moshës së përdorimit të kokainës shton edhe më tej problematikat e shëndetit fizik, moral, mendor“, tha Sonila Tivari Bitri, toksikologe.

Me shqetësim mjekja thotë se kanabisi po pihet edhe nga fëmijët, ndërsa kokaina nuk quhet më susbstancë elitare.

“Kanabisi dhe 11-12 vjeç, kokaina 20 vjeç, 18 vjeç, ndërkohë që deri para 5 vitesh kokaina është konsideruar susbstancë elitare si në moshë si në status social, pra jo çdokush mundet të konsumojë kokainën , tani po shohim që dhe adoleshentë po e konsumojnë kokainën. Shpesh herë janë dhe në rrjetin e shpërndarëve kështu që e ke më të lehtë se bëhet mjet pune le të themi”, shtoi ajo.

Në këto kushte apeli i mjekes është në drejtim të ndërgjegjësimit dhe parandalimit tek të rinjtë, pasi eksperimentimi me lëndët narkotike nis shpesh nga kureshtja dhe në festat shoqërore./ EuronewsAlbania

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...