Deputetja Bardeli sulmon qeverinë: “Rruga Milot-Shkodër nuk do paguhet nga shkodranët”.

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave për vendosjen e pagesës në rrugën Milot–Shkodër.

Përmes një reagimi publik, Bardeli akuzoi qeverinë për arrogancë dhe korrupsion, ndërsa paralajmëroi se shkodranët nuk do të pranojnë të paguajnë për një rrugë që, sipas saj, u takon si detyrim i shtetit.

Deputetja solli në vëmendje edhe protestat e mëparshme për “Rrugën e Kombit”, duke përmendur traun e Kukësit si simbol të revoltës qytetare.

“Karakaçi i ri e deklaroi që rruga Milot–Shkodër do të jetë me pagesë. Por nëse i paguan ky nga xhepi i vet, është në rregull; përndryshe, i kujtoj traun e Kukësit që e përpiu zjarri i revoltës së qytetarëve. Nuk do t’u merret kokërr leku shkodranëve për rrugë të re, se ua keni borxh”, shprehet Bardeli.

Në fund të reagimit të saj, deputetja përdori tone të forta ndaj qeverisë, duke i cilësuar drejtuesit si “gjakpirës të korruptuar të oborrit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...