Sherr me thika në Tiranë, një i plagosur

Publikuar me datë:

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje (21 maj) në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 07:40, në zonën e njohur si “Nisharaku”, shtetasi E. N., 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, pas një konflikti mes tyre.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të autorit.

“Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.”– njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...