Shëngjini, destinacioni i të huajve. Turistët vlerësojnë detin, mikpritjen dhe çmimet e favorshme

Publikuar me datë:

Plazhi i Shëngjinit po fiton gjithnjë e më shumë interes nga vizitorët e huaj këtë verë, duke u spikatur për pastërtinë, çmimet e aksesueshme, komoditetin dhe përshtatshmërinë për familjet me fëmijë—elemente këto që vlerësohen veçanërisht nga pushuesit.

Për shumë prej tyre, kjo bregdetare është kthyer në një zgjedhje të suksesshme, jo vetëm si vend ku mund të shijojnë pushime të qeta pranë detit, por edhe si një adresë që duan t’ua sugjerojnë miqve dhe të afërmve. Pushuesit shprehen se kanë përjetuar një atmosferë të qetë dhe mikpritëse, ku standardet e shërbimit shoqërohen me çmime të arsyeshme.

Një pjesë e turistëve kanë ndarë përshtypje pozitive për eksperiencën e tyre, duke përmendur se kjo është arsyeja kryesore që planifikojnë të rikthehen në të ardhmen.

Këtë sezon veror është vënë re një shtim i madh i të huajve që zgjedhin Shëngjinin për pushimet e tyre. Përveç fluksit nga vendet e Europës Lindore, në plazh janë të pranishëm edhe vizitorë nga Europa Perëndimore, disa prej të cilëve zgjedhin të rikthehen, duke e kthyer kështu zonën në një ndër destinacionet më të preferuara të sezonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]