Lumi i Currajve sfidon ndërhyrjen e KESH, uji rikthehet në shtratin origjinal

Publikuar me datë:

Pak më shumë se një muaj pasi makineritë e rënda të KESH ndërhynë në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur, duke devijuar rrjedhën natyrore të tij, natyra duket se ka “kthyer” gjithçka në vend.

Fadromat e KESH, të cilat u përdorën për të ngritur prita mbrojtëse sipas justifikimit të kompanisë, u përballën me kundërshtimin e banorëve lokalë. Këta të fundit protestuan, duke e cilësuar ndryshimin e shtratit të lumit si të dëmshëm për rrjedhën natyrore dhe ekosistemin e zonës.

Pas rreshjeve të fundit, prurjet e shtuara të ujit kanë bërë që lumi i Currajve të rifitojë rrjedhën e tij të mëhershme, ashtu siç është formuar gjatë viteve nga vetë forcat natyrore.

Pamjet e fundit tregojnë se uji është kthyer në shtratin origjinal, duke sfiduar dhe neutralizuar ndërhyrjen e bërë më parë nga KESH.

Banorët, të cilët u angazhuan në protesta kundër kësaj ndërhyrjeje, tani e shohin këtë zhvillim si një provë të qartë se ekuilibri natyror i lumenjve është i vështirë për t’u ndryshuar dhe theksojnë se çdo veprim në natyrë duhet të kryhet duke respektuar mjedisin dhe veçoritë lokale.

Burimi: Portali Veriu Sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...