SHBA: Huaja prej 302 milionë dollarësh forcon kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë

Publikuar me datë:

Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar huanë prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë si një kontribut të rëndësishëm për planin e vendit që të rrisë shpenzimet për mbrojtje në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri më 2035.

Ambasada amerikane në Tiranë publikoi deklaratën e Departamentit të Shtetit, ku theksohet se kjo hua, pjesë e programit për Financim të Huaj Ushtarak (FMF), do të ndihmojë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe do të mundësojë furnizimin me pajisje kryesore me origjinë amerikane.

Sipas Departamentit të Shtetit, kredia gjithashtu synon të rrisë kapacitetin e Evropës për të marrë përsipër mbrojtjen e vet.

Në deklaratë nënvizohet edhe bashkëpunimi i ngushtë midis dy shteteve në fushën e politikës së jashtme.

“Si aleate e NATO-s, Shqipëria është përafruar ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, përfshirë edhe si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të presidentit Trump”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Shqipëria, së bashku me Kosovën, bëjnë pjesë në grupin e vendeve themeluese të Bordit të Paqes – një nismë e presidentit amerikan Donald Trump për promovimin e paqes në botë.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e ka përshkruar marrëveshjen si një zhvillim me rëndësi strategjike dhe si dëshmi të besimit që Shtetet e Bashkuara kanë ndaj Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Valëviti flamurin “Autochthon”, 19-vjeçarja shqiptare del para gjykatës në Mal të Zi

Valevitja e një flamuri shqiptar me simbole kombëtare në...

Grabitje e armatosur në një argjendari në Paskuqan! Dy autorët arratisen me motor

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në zonën...

Bahçalleku, mes punimeve dhe radhëve të gjata të automjeteve

Megjithëse fluksi i lëvizjeve në zonën e Bahçallëkut është...