Atentati në Sarandë/ ‘Kjo s’është më çështje statistikash kriminaliteti’, Zhupa: Dështim i sigurisë publike

Publikuar me datë:

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas vrasjes së 44-vjeçarit në Sarandë, dhe plagosjes së një kalimtari të rastit.

Përmes një statusi në rrjetet sociaale, Zhupa shkruan se Saranda vijoj të jetë pjesë e serisë së hakmarrjeve dhe vrasjeve në mes të ditës e në mes qytetit.

Sipas saj, Saranda nuk mund të lihet peng i bandave, armëve dhe hakmarrjeve, pasi qytetarët kanë të drejtë të jetojnë të sigurt dhe shteti ka detyrimin t’ua garantojë këtë siguri.

‘Kjo nuk është më çështje statistikash kriminaliteti. Është dështim i sigurisë publike në Sarandë’, shkruan ligjvënësja e PD.

Saranda në serinë e hakmarrjeve dhe vrasjeve mes ditës, në mes qytetit. Kush do jetë ngjarja e pestë e kësaj sage që e di gjithë qyteti?!

Katër ngjarje të rënda, njëra pas tjetrës. Plagosje, vrasje me tritol, armë në mes të qytetit dhe një zinxhir përplasjesh mes dy grupeve që po përshkallëzohet që nga korriku 2025 e sot.

Dhe pyetja për policinë e shtetit është e thjeshtë: çfarë po bëni për ta ndalur këtë seri?

Sa duhet të presin qytetarët e Sarandës? Derisa të vijë ngjarja e pestë? Derisa viktima e radhës të jetë një qytetar i pafajshëm që ndodhet rastësisht në vendin e gabuar? Sot u plagos një tjetër kalimtar i rastit, që i uroj shërim të shpejtë.

Kjo nuk është më çështje statistikash kriminaliteti. Është dështim i sigurisë publike në Sarandë.

Kur armët përdoren në mes të qytetit dhe hakmarrjet vijojnë njëra pas tjetrës, drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk mund të mjaftohen me deklarata pas ngjarjeve dhe njoftime për procedime. Kur janë po aq fajtor nga paaftësia për të zbuluar dhe parandaluar edhe krime të lajmëruara dhe të pritura.

Detyra e policisë është ta parandalojë krimin, jo të mbërrijë pasi krimi ka ndodhur.

Saranda nuk mund të lihet peng i bandave, armëve dhe hakmarrjeve. Qytetarët kanë të drejtë të jetojnë të sigurt dhe shteti ka detyrimin t’ua garantojë këtë siguri.

Keni dështuar, të reformohet totalisht policia e Sarandës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dibër/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi,...

Bie zjarr në landfillin e Fushë-Krujës, tymi i dendur përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë vendgrumbullimin...

Shkodër / Përplaset nga një automjet drejtuesi i motorit, aksidenti në “Mark Lula”

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Shkodër,...