Katër ditë basketboll, emocione dhe spektakël në Shkodër!

Publikuar me datë:

Shkodra ka mbyllur me sukses edicionin e pestë të turneut ndërkombëtar 3×3, një aktivitet që për katër ditë solli në qendër të qytetit sportistë dhe ekipe nga Shqipëria dhe jashtë vendit.

Finalja ishte përballja mes Landriano nga Italia dhe Swish Gods nga Shqipëria, me një ndeshje plot ritëm dhe emocione. Në parket u spikatën Endri Brecani, Arbër Brecani, Ajet Cahani dhe Alfie Golden, duke i dhënë fund turneut me një finale spektakolare.

Përveç ndeshjeve, publiku pati mundësi të ndiqte edhe garat individuale.

Dunk Contest: Veton Gjeçaj

3-Point Contest: Sead Kopliku

Edhe spektatorët u bënë pjesë e aktivitetit përmes lojërave dhe garave interaktive, me dy prej tyre që u shpërblyen gjatë eventit.

Një tjetër aktivitet sportiv ndërkombëtar mbyllet kështu në Shkodër, duke sjellë basketbollin më pranë publikut dhe duke i dhënë qytetit katër ditë atmosferë sportive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dibër/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi,...

Bie zjarr në landfillin e Fushë-Krujës, tymi i dendur përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë vendgrumbullimin...

Shkodër / Përplaset nga një automjet drejtuesi i motorit, aksidenti në “Mark Lula”

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Shkodër,...