Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka bërë komente lidhur me protestën e fundit dhe zhvillimet politike në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për fatin politik të Partisë Demokratike pas këtyre ngjarjeve.
Mila theksoi se opozita nuk arriti të përmbushte qëllimin e saj për të rrëzuar qeverinë ose për të dëmtuar reputacionin e Kryeministrit Edi Rama.
“Unë kam vetëm një merak, që nuk do të duhej të ishte meraku im, në fakt. Do të duhej të ishte meraku i gjithë atyre që kanë një zë në arenën publike, përfshirë edhe opinionistët. Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike? Se unë mendoj që, pas kësaj proteste, Partia Demokratike nuk do të ekzistojë më. Kur nuk arriti as në këtë mënyrë, jo vetëm që ta njolloste, por që ta rrëzonte, siç ata pretendojnë, Kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste, atëherë nuk ka më asnjë sens që kjo parti të vazhdojë dhe të mund të konsiderohet opozita jonë”, u shpreh Mila në report tv.

